18 March 2010

Arbeloa: Barcelona do ta fitojë titullin

Alvaro Arbeloa, Foto: Reuters
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa , thotë se gjasat e Mbretërve për ta fituar La Ligën janë të vogla në krahasim me Barcelonën.
“Barcelona po luan jashtëzakonisht mirë. Ne po flasim për njërën prej ekipeve më të mira në histori. Ata po luajnë shumë mirë dhe ne duhet ta dimë këtë. Për ne, do të jetë vështirë të fitojmë La Ligën ndaj këtij ekipi, por kjo na motivon më shumë”.
“Do të më shkaktonte dhimbje ta shoh Barcelonën përsëri në finale të Ligës së Kampionëve, në fushën tonë. Nëse kjo ndodh do të na kujtonjë që ne nuk ishim në gjendje ta arrijmë atë qëllim”.
“Nuk jam xheloz në Barcelonën. Jam i lumtur që jam lojtar i Realit dhe nuk do e ndërroja vendin tim me asnjë lojtar të Barcelonës. Nëse ata janë në çerekfinale, është për shkak se ata e meritojnë dhe ne jo”, deklaroi Arbeloa

Henry: Messi është ‘i çmendur’!

Messi e Henry, Foto: Reuters
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, në një intervistë për Goal.com ka thënë se bashkëlojtari i tij Lionel Messi vazhdon të shfaqë lojë argëtuese sikurse në sezonin e kaluar, ndërsa është shprehur se shpreson që të shmangë Arsenalin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“A po luan Messi më mirë se sezonin e kaluar? Nuk e di nëse mund ta them këtë, sepse ajo çfarë bëri sezonin e kaluar ishte thjeshtë argëtuese. Mendoj se ai po vazhdon ashtu si sezonin e kaluar”.
“Askush në Barcelonë nuk dëshiron që ai të ndalet. Por, ajo çfarë po bën ai është argëtuese. Ai është i çmendur. Është kënaqësi të shohësh atë duke luajtur kështu”, ka thënë francezi duke shtuar se nuk dëshiron që të përballet me ish-skuadrën e tij, Arsenal, në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.
“Shikoni, është një ekip në Ligën e Kampionëve me të cilin nuk dua të përballem, dhe ai është Arsenali. Është për shkak të dashurisë për atë klub. Por kurrë nuk i dihet. Megjithatë nuk mund të them, dua të luaj ndaj këtij ekipi apo atij ekipi, pasi që kështu nuk tregoj respekt për të tjerët”, përfundoi Henry

Puyol: Barcelona do të bëhet edhe më e mirë

Carles Puyol ka paralajmëruar rivalët e ardhshëm të katalanasve se në të ardhmen duhet të presin një Barcelonë edhe më të mirë.
Të zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola bënë një paraqitje të shkëlqyeshme në takimin e mbrëmshëm për të mposhtur gjermanët e Stuttgart me rezultat 4-0 dhe për t’u kualifikuar në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.
“Sërish kemi kthyer një pjesë të sensacionit të vjetër dhe ndjej se më e mira prej nesh pritet të vijë. Vërtet jam i kënaqur për shkak të fitores dhe mendoj se luajtëm shumë mirë”.
“Edhe krahas asaj që Xavi ishte i lënduar, ne kishim në dispozicion një përbërje të shkëlqyeshme. Tash luftojmë për shumë tituj të rëndësishëm në dy fronte”, ka thënë Puyol

Guardiola preferon Henry para Ibrahimovic

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic (Foto: AP)
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dhënë shenja se ai është i zhgënjyer me Zlatan Ibrahimovic pas fitores së mbrëmshme ndaj Stuttgart.
Guardiola e la suedezin në stol dhe në vend të tij nxori në fushë Thierry Henry, për të cilin vazhdon të ketë lëvdata, të cilat mungojnë për Ibrahimovic.
“Ne nuk do të fitojmë asgjë këtë sezon pa pasur më të mirën nga Henry dhe më të mirën nga Ibra”, ka thënë Guardiola.
“Henry është zgjedhur për shkak të pjesës së dytë në ndeshjen kundër Valencias. Të mos e inkuadrosh atë është sikur at ndëshkosh. Henry më dha shenja të mira dhe doja t’i jepja vazhdimësi”, ka shtuar trajneri spanjoll

Messi është si Michael Jordan, thotë Guardiola


Lionel Messi shënoi dy gola derisa Barcelona shkatërroi rivalin e Ligës së Kampionëe, Stuttgart, në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar në Nou Camp.
Messi shënoi një gol të shkëlqyeshëm pas vetëm 12 minutash lojë, pas të cilit Pedro Rodriguez e dyfishoi në 2-0. Messi, i cili ishte një kërcënim i vazhdueshëm për portën e Jens Lehman, shënoi golin e tretë para se Bojan Krkic të vulosë fitoren me një gol të vonshëm.
“Ai është aq vendimtar. Si një lojtar i shkëlqyeshëm, ai ka tendencë për të ndikuar në ekip, sikur Michael Jordan me Bulls. Ai është më i miri. Ne nuk do ta japim atë për asgjë”, ka thënë Guardiola

Stuttgart FC Barcelona 4-0


FC Barcelona fitoi në stilin tuaj në stadium 4-0 me VfB Stuttgart në 1 / 8 finale të Champions League dhe u gradua në fazën tjetër të turneut. Përmbledhje të shumta të ndeshjes së shpejti.

FC Barcelona -Stuttgart 4:0 (2:0)

Goals: Messi 14 'dhe 60', Pedro 22 ', Bojan 89'

prej tashtit me lajem treja

na falni epr lajme qe skam mujt ti qes po prej tashtit me lajme te reja ni admin nese edin anlishten nese din anlishten dikush let eprgjigjet ketu arditi-fr@live.com flm per mirkutim