18 April 2010

LA LIGA - BARCELONA RREZIKON TITULLIN

image
Moment nga ndeshja Espanyol - Barcelona

Espanyol ka arritur ta frenojë me barazim pa gola kampionin në fuqi të La Ligës, Barcelonën, duke e bërë më të hapur garën për titull.
"Derbi lokal i zhvilluar në stadiumin Cornella El Prat u fokusua kryesisht në mesfushë dhe solli pak raste nga të dyja anët. Vendasit arritën të bllokonin në mënyrën më të mirë Lionel Messin dhe të frenojnë ekipin energjik të Bacelonës, madje edhe krijuan disa raste të mira që mund t’i jepnin fitoren Espanyolit.

"Barcelona luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 62-të, pasi Daniel Alves u përjashtua nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë. Në mënyrë ironike me largimin e brazilianit blaugranët filluan të gjejnë ritmin e pasimeve, por nuk arritën të gjejnë edhe portën kundërshtare.

"Real Madridi mund të ngushtojë në një epërsinë që tash është katër pikë, nëse shënon fitore ndaj Valencias në Bernabeu mbrëmjen e nesërme

No comments:

Post a Comment