12 April 2010

MESSI KËRKON EDHE “KËPUCËN E ARTË”

image Messi dëshiron edhe "Këpucën e Artë"

Lionel Messi është i pangopur dhe këtë vit nuk dëshiron të lerë asgjë pa fituar. “Këpuca e Artë”, trofeu i vetëm që argjentinasi nuk ka fituar, është shumë afër talentit nga “Kam Nou”. Me golin që i shënoi Realit të Madridit, ai ngjitet në vendin e parë të renditjes së golashënuesve më të mirë në Evropë, duke kaluar edhe Uejn Runin e Mançesteri Junajtedit.
La Liga dhe Liga e Kampionëve nuk i mjaftojnë yllit argjentinas, i cili ka arritur që gjatë vitit 2009, ti privatizojë edhe çmimet “Fifa Ëorld Player” si dhe “Topi i Artë”.
Ajo që i mungon yllit argjentinasit është vetëm “Kupa e Botës”, ku ai nuk është paraqitur asnjëherë si me skuadrën e Barcelonës.
Në derbin e së shtunës, Messi tregoi gjithashtu se është shumë përpara konkurrentit të tij Kristiano Ronaldo por edhe nga bomberi “madrilen”, Gonzalo Higuain.

No comments:

Post a Comment