07 April 2010

“TIMES”:KROJF, STOIÇKOV, RIVALDO, RONALDO E SHIHNI MESSIN?

image Futbollistët e Barcelonës festojnë golin kundër Arsenalit

Gazeta e njohur britanike “Times”, Lionel Messin ka renditur ndër futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit. “Shpërthimi i Messit kundër Arsenalit, qartë tregon se ai ka një vend në mesin e legjendave të futbollit,” – shkruan në numrin e saj e përditshmja angleze “Times”.
“Krojf, Stoiçkov, Rivaldo, Ronaldo, e shihni Messin?” – pyet në titullin e saj kjo e përditshme angleze.
Skuadra e Barcelonës në radhët e saja ka pasur një numër të madh të futbollistëve me famë botërore si, Krojf, Stoiçkov, Rivaldo dhe Ronaldo, megjithatë asnjëri prej tyre nuk mund të barazohet me atë që posedon Messi, - nënvizon “Times”.
“Messi luante me top si fëmijë. Kristiano Ronaldo mund të shënoj edhe pesë gola kundër Barcelonës të shtunën, megjithatë i duhet edhe shumë kohë dhe punë që të tejkalojë Messin si futbollist më i mirë në botë,” - shkruan gazeta britanike.

No comments:

Post a Comment