07 April 2010

Alonso: Barca ekipi më i mirë i 20 viteve të fundit

Xabi Alonso, Foto: Getty Images
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili do të mungojë në sfidën vendimtare të këtij sezoni kundër Barcelonës, ka thënë se Barcelona është skuadër më e mirë, por beson se Reali ka gjasa për të fituar.
“Barcelona është ekipi më i mirë i 20 viteve të fundit, si në aspektin e paraqitjeve ashtu dhe në atë të stilit të lojës. Një Barcelonë e fortë po na vjen por ne gjithashtu kemi formë të jashtëzakonshme”.
“Unë besoj në armët tona dhe nëse do isha një mbrojtës do të brengosesha që tani për Cristiano Ronaldon dhe Higuainin”, deklaroi Alonso

No comments:

Post a Comment