15 April 2010

Krkic për Riberyn?

Franck Ribery, Foto: AP
Sulmuesi i ri i Barcës, Bojan Krkic, mund të shërbejë si mjet për transferimin e Franck Ribery nga Bayern Munichu, pas raporteve të fundit në mediumet gjermane se Krkic mund të shkojë te Bayerni si pjesë e një mega-marrëveshjeje me në qendër Franck Riberyn.
Shtypi gjerman shkruan se përfshirja e Krkicit në këtë çështje do të ulte çmimin që duhet të paguajë Barcelona për Riberyn, duke bërë që spanjolli së bashku me 30 milionë euro të ishin të mjaftueshëm për transferimin e francezit, për të cilin të interesuara janë treguar Chelsea, Manchester City dhe Real Madridi.
"Ribery tha të mërkurën se do të vendosë të ardhmen brenda dhjetë ditësh, por nëse ai dëshiron të largohet, Bayerni do të preferonte që atë ta shesë këtë vit për shkak se vitin tjetër ai mund të largohet me parametra zero

No comments:

Post a Comment