Skuadra e Sampdorias ka shënuar fitore në përballjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia kundër Interit.
Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë i zhvilluar të mërkurën mbrëma, ndërmjet Sampdorias dhe Interit në Stadio Ferraris, ka përfunduar me rezultat prej 3-0 në favor të skuadrës gjenovase.
Golin e parë për vendasit e shënoi Antonio Cassano që në minutat e para të ndeshjes (9’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë Sampdoria shënoi edhe dy herë me anë të Giampaolo Pazzinit (30’ dhe 42’) duke trefishuar rezultatin, ndërsa ky rezultoi të ishte edhe rezultati i fundit i ndeshjes.
Deri në fund të takimit zikaltrit nuk arritën të shënojnë as edhe golin e nderit në këtë përballje, duke ia vështirësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit.
05 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment