26 March 2009

Ronaldinho mund të përfundojë tek City

Drejtuesit e Manchester Cityt janë duke vazhduar të monitorojnë situatën e Ronaldinhos tek Milani dhe mund të bëjnë përpjekje për të sjellë atë në Eastlands në fund të sezonit.
Lojtari nuk po arrin të gjejë vend në formacionin e parë të Carlo Ancelottit dhe transferimi në Angli ose rikthimi i tij në Brazil janë opsionet më të favorshme për ish-lojtarin më të mirë në botë.
"Vëllai dhe agjenti i Ronaldinhos, Roberto de Assis, pritet të udhëtojë në Milan këto ditë për bisedime me drejtuesit e rosonerëve.
"Ronaldinho e din se largimi i tij nga Milani këtë verë do të bëjë shumë bujë, por ai nuk mund të pranojë një rol të rezervistit.
"Manchester City është favorit për të marrë shërbimet e brazilianit, pas negociatave që lojtari dhe agjenti i tij kanë zhvilluar verën e kaluar me klubin anglez.

No comments:

Post a Comment