29 March 2009

Pique i sjell tre pikë të vështira Spanjës

Një gol i vetëm i shënuar nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka sjellë tre pikë të reja kampionit të Evropës, Spanjës, në ndeshjen përballë Turqisë të vlefshme për kampionatin botëror, Afrika e Jugut 2010.
Spanja arriti t’i bëjë ballë sulmit të Turqisë në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, për të shënuar edhe një fitore të rëndësishme dhe për të kryesuar tabelën e Grupit 5 me gjashtë pikë epërsi.
"Fitorja megjithatë nuk ishte aspak e vështirë për kombëtaren më të mirë në botë sipas FIFA-s.
"Goli i parë në ndeshjet ndërkombëtare i Gerard Pique, i shënuar pas një ore lojë, ishte vendimtari për tre pikët e reja të Spanjës. Përveç këtij rasti, ekipi vendas rrallë shkaktoi probleme për Turqinë, dhe në të vërtetë ishte Iker Casillas ai i cili ishte më i angazhuar.
"Më meritori për tre pikët e reja të Spanjës, Iker Casillas. Foto: Reuters
"Spanja tash kryeson me pikë maksimale, 15 nga pesë ndeshje, gjashtë më shumë se Bosnja dhe Hercegovina, që pas fitores ndaj Belgjikës ngrihet në pozitën e dytë të këtij grupi.
"Turqia mbetet në pozitën e tretë me tetë pikë dhe do të kërkojë hakmarrjen ndaj Spanjës në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet të mërkurën, por kësaj here në Turqi.

No comments:

Post a Comment