27 March 2009

Del Piero mirëpret Cassanon

Juventusi është duke planifikuar që në afatin kalimtar veror ta transferojë në Torino sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano, ndërsa ikona bardhezi Alessandro Del Piero thotë se nuk e ka frikë konkurrencën.
“Nuk mendoj se do të ketë konkurrencë në aspektin negativ, megjithatë karriera ime futbollistike më tregon se nuk duhet t’ia kem frikën ardhjes së Cassanos ose ndonjë lojtari tjetër”.
“Cassano dhe unë luajmë në pozita të ndryshme dhe mendoj se do të ishim shumë të suksesshëm së bashku. Derisa vijnë në skuadër lojtarë të mëdhenj si Cassano, atëherë gjithçka do të shkojë mirë”, është shprehur Del Piero për “La Repubblica”.

No comments:

Post a Comment