27 March 2009

Kreshin Qato sonte ne ring

Boksieri shqiptar kampion bote në versionin ëBF, Kreshnik Qato sonte në ringun e “Kensington Toën Hall” të Londrës, do ti kryqëzoj dorezat përballë boksierit nga Latvia, Juris Boreikos.
Pas ndërrimit të Danny Goode për arsye të mbipeshës si dhe të Tony Randall për mosmarrëveshje në kushtet e kontratës, Boreiko do të jetë kundërshtari i 25-të i Qatos në karierën e tij.
Boreiko është një boksier i cili nuk duhet marrë lehtësisht pasi është e vërtetë që karriera e tij duket jo shumë e suksesshme në kohët e fundit por duke parë boksierët me të cilët ai është ndeshur si Avtandil Khurtsidze apo Mahir Oral si dhe meçi i fundit për titull, të lënë të mendosh që nuk duhet nënvleresuar boksierin nga Latvia i cili pas tij ka regjistruar 15 fitore prej të cilëve 10 me nokaut, 16 disfata dhe 1 barazim. Në anën tjetër Kreshnik Qato në karierën e tij deri më tani ka shënaur 18 fitore prej të cilëve 3 me nokaut dhe 6 disfata.

No comments:

Post a Comment