26 March 2009

Eduardo në formë të mirë

Pas rikuperimit nga lëndimi i tmerrshëm i këmbës, sulmuesi i Arsenalit, Eduardo da Silva, është rikthyer në formë të plotë dhe duket i gatshëm të aktivizohet për kombëtaren kroate.
Braziliani me nënshtetësi kroate është i gatshëm për ndeshjen e ardhme ndaj Andorrës, të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010.
“Ai duket perfekt. Ai vërtet është i shkëlqyeshëm në çdo aspekt, fizikisht dhe teknikisht. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, luan si gjeni”, ka thënë ndihmës-trajneri i Kroacisë, Nikola Jurcevic.
“Ai është rikthyer atje ku ishte. Nuk ka asnjë gjurmë të lëndimit dhe asnjë shenjë se ai ka kaluar një periudhë të gjatë jashtë fushe dhe padyshim se do të përmirësohet edhe më tej”, ka shtuar kroati.

No comments:

Post a Comment