30 March 2009

Klinsman : Nëse i lejon hapsirë,Barcelona të shkatron

Trajneri i Bayernit,Jirgen Klinsman,duket shumë i matur për ndeshjen kundër Barcelonës,në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.Ai thotë se nëse i lejon vetëm pak hapsirë skuadrës blaugrana,ajo të shkatron totalisht duke mos të dhënë asnjë mundësi për të bërë diçka më tepër.
“Në qoftë se Barcelonën e lejon të luaj vështirësitë do të jenë shumë të mëdha. Skuadra e Guardiolës luan me shpejtësi të madhe, pasimi i saj është i jashtëzakonshëm,ajo thjesht është në gjendje të të shkatroj dhe nuk të lë hapsirë për të shpresuar për ndonjë rezultat pozitiv”. Ndërkohë problemi tjetër jo i vogël për Klinsmanin dhe drejtuesit e Bajernit të Munihut është e ardhmja e mesfushorit francez Riberi. Manaxheri i përgjithshëm i skuadrës bavareze, Uli Henes ka përsëritur se “Bajern Munihu do të bëjë gjithçka që ta mbajë Riberin dhe se kjo luftë do të jetë brutale”.

No comments:

Post a Comment