26 March 2009

Krkic mendon vetëm për Barcelonën

Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkic, ka hedhur poshtë spekulimet se ai mund të largohet në fund të sezonit, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Nou Camp. “Largimi nuk më ka kaluar nëpër mendje, pasi besoj se shanset e mia do të vijnë me kohë”, ka thënë Krkic.
“Mendoj se mund të garoj me këta lojtarë dhe mund të jem në një ekip të nivelit të Barcelonës. Jam në shtëpi, këtu e kam klubin tim, familjen time, miqtë e mi. Askund tjetër nuk mund të jetë kaq mirë”, ka shtuar i riu spanjoll.

No comments:

Post a Comment