27 March 2009

Liverpooli ofron €16m për Silvan

Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke përgatitur një ofertë prej 16 milionë eurosh për të tentuar transferimin e mesfushorit të Valencias, David Silva, gjatë afatit kalimtar veror.
Trajneri i Të Kuqve ka kërkuar shërbimet e Silvas edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo çmimi i lartë që kërkoi Valencia (26.5 milionë euro) bëri që ai të hiqte dorë nga spanjolli.
"Ndërsa tani duke llogaritur borxhet e mëdha që kanë Los Che, Benitez mendon se mund ta transferojë 23-vjeçarin në Anfield për një shumë më të vogël parash.

No comments:

Post a Comment