26 March 2009

Dëmtohet portieri i kombëtares, Arjan Beqaj

Njëshi i kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, ka pësuar një dëmtim të rëndë në shpatull gjatë seancës së sotme stërvitore.
Lëndimi është aq serioz sa do ta mbajë portierin kosovar jashtë fushe jo vetëm për ndeshjen e të shtunës ndaj Hungarisë, por edhe për atë përballë Danimarkës katër ditë më vonë.
"Siç shkruan Sporti Shqiptar, portieri ka nxjerrë nga vendi shpatullën, por megjithatë nuk ka pasur ndonjë thyerje apo krisje.
"Në vend të Beqajt në dy ndeshjet e ardhshme portën kuqezi pritet ta mbrojë Isli Hidi, i cili ishte në portë edhe në ndeshjen e kaluar me Maltën.

No comments:

Post a Comment