27 March 2009

Conti: Totti nuk luan për para

Drejtori sportiv i Romës, Bruno Conti, ka thënë se legjenda e Romës, Francesco Totti, ka mundur të luajë për cilëndo skuadër dhe të fitojë shumë më tepër para sesa merr te Roma, mirëpo dashuria e tij për klubin dhe tifozët ka bërë që ai të mbetet në kryeqytetin italian.
“Një lojtar si Totti, i cili ka marrëdhënie të mira me tifozët, nuk mund të ndalojë së qeni njeri”.
“Totti ka mundur të luajë për cilëndo skuadër dhe të fitojë shumë më tepër para, mirëpo ai nuk mund ta braktiste dashurinë për tifozët”, ka thënë Conti për “La7”.

No comments:

Post a Comment