26 March 2009

Inter do të tentojë të arrijë tek Eto’o përmes Maxwell


Mediat italiane shkruajnë se Interi do të përpiqet ta angazhojë sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’о duke përfshirë në ofertë mbrojtësin e majtë Maxwell. "Që të dy lojtarët kanë marrëveshje me klubet e tyre të cilat skadojnë në vitin 2010 dhe kanë paralajmëruar zgjidhjen e rasteve pas fundit të sezonit.
"Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barcelona dëshiron që sezonin e ardhshëm ta ketë në radhët e veta David Villan, së bashku me mesfushorin Frank Ribery.
"Nëse kjo ndodh, sigurisht se Samuel Eto’o do të kërkojë të provojë fatin në ndonjë klub tjetër, edhe pse kamerunasi po kalon një sezon të shkëlqyeshëm tek Barcelona ku është golashënuesi më i mirë këtë sezon.
"Sportmediaset.it shkruan se Interi do të përpiqet ta shfrytëzojë një situatë të tillë për t’i ofruar Eto’os të transferohet në Giuseppe Meazza.
"Jose Mourinho tashmë ka paralajmëruar se është duke bërë plane për sezonin e ardhshëm në drejtim të krijimit të një Interi edhe më të fuqishëm. Eto’o është në krye të listës së dëshirave të portugezit.
"Spekulohet se nerazurët do të përpiqen ta përfshijnë në marrëveshje edhe Maxwell, i cili është dëshirë e liderit të La Ligës, duke tentuar kështu ta zvogëlojnë shumën për transferimin e Eto’o.

No comments:

Post a Comment