27 March 2009

Calderon do të garojë për president?

Njoftohet se presidenti i larguar i Real Madridit, Ramon Calderon, do të jetë njëri nga kandidatët për president të Los Blancos gjatë zgjedhjeve këtë verë.
Të enjten “Marca” e kishte cituar Calderonin të ketë deklaruar se ai tashmë “nuk është askush” te Los Merengues, mirëpo njoftimet më të reja pohojnë se Calderon do ta përgatisë kandidaturën për ta marrë sërish udhëheqjen në Bernabeu.
"Qëllimi kryesor i Calderon është që (nëse shpallet president) ta pastrojë emrin e tij pas skandalit në lidhje me manipulimin e votave për presidencën paraprake dhe të dëshmojë se ai ende e ka mbështetjen e tifozëve të Real Madridit.

No comments:

Post a Comment