26 March 2009

Skrtel shpreson në rrëshqitje të Manchesterit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel, beson se klubi i tij do të mund ta tejkalojë diferencën ndaj Manchester United, duke shpresuar se kampioni në fuqi do të rrëshqasë edhe në ndeshjet e ardhshme.
Të kuqtë aktualisht mbeten një pikë prapa liderit të tabelës, por United ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
'Skrtel beson se presioni që bën Liveprooli është duke e çorientuar ekipin e Sir Alex Ferguson dhe se gjërat do të ndryshojnë edhe më tej në të mirë të ekipit të tij.
“Ata janë edhe në Ligën e Kampionëve. Ka edhe shumë pikë për tu mbledhur dhe megjithëse ata e kanë edhe një ndeshje ndaj Portsmouth pa zhvilluar, nuk do ta kenë të lehtë këtë”, ka thënë Skrtel.
“Shpresoj se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në formë, dhe se ata do të gabojnë dhe ne do të ngrihemi mbi ta në tabelë”, ka shtuar sllovaku.

No comments:

Post a Comment