27 March 2009

Iniesta dhe Abidal në kërkim të rikuperimit

Abidal dhe Andres Iniesta të dy janë duke kaluar nëpër faza të rëndësishme për tu kthyer nga lëndimet e tyre, në mëngjesin e djeshëm ata u stërvitën në Ciutat Esportiva me Carles Puyol. Është hera e parë që ata po stërviten me top pas lëndimeve që kanë pësuar.

Lëndimi i Abidal daton që nga ndeshja me Espanyol 5 javë më parë dhe ai është në rrugë të mirë që të kthehet pas tetë jave jashtë fushave, ashtu si kanë parashikuar mjekët e klubit, kurse Iniesta u lëndua të Dielën kundër Malagës dhe gjithashtu është në fazë të rikuperimit.

Këta dy lojtarë u stërvitën të Premten në mëngjes në Ciutat Esportiva me trajnerin Paco Seirul•lo, dhe me kapitenin Carles Puyol i cili është në fazën e fundit të rikuperimit pasi që edhe ky u lëndua në ndeshjen me Bilbaon.

No comments:

Post a Comment