26 March 2009

Robinho: Më lehtë të luhet për Brazilin se për Cityn

Robinho ka dalë në mbrojtje të formës së tij tek Manchester City, por ka pranuar se më lehtë bën paraqitje të mira në fanellën e Brazilit se në fanellën e Manchester Cityt.
“Vërtet i jam përkushtuar klubit tim. Ndonjëherë e pyes veten pse luaj më mirë për Brazilin se sa për Cityn. Unë kam dëshirë të luaj për të dyja, por Manchester City është një ekip tjetër, ndërsa kombëtarja është tjetër”, ka thënë Robinho.
“Jo se dua të tregoj mos-respekt për lojtarët e Cityt, të cilët vërtet janë të mirë, por të luaj këtu me Kaka dhe Ronaldinho, vërtet është më ndryshe. Këtu luaj mirë, por besoj se luaj mirë edhe në Manchester City. Tashmë kam shënuar 11 gola”, ka shtuar braziliani.

No comments:

Post a Comment