31 March 2009

Mesi: Jam krenar për fanellën me numrin 10

Ndonëse shpesh ka theksuar se nuk ka ndonjë ndjenjë të veçantë se cilin numër e bartë në fanellë, megjithatë Lionel Mesi nuk e ka fshehur kënaqësinë që përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Armando Maradona ia ka ndarë fanellën me numrin 10.
ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2010 në Zonën e Amerikës Latine, Argjentina shënoi fitore ndaj Venezuelës, me rezultat 4:0, kurse Mesi shkëlqeu në këtë takim. "Nëse Mesi çdo herë luan kështu siç luajti ndaj Venezuelës, atëherë sigurisht se do të ketë gjithmonë lajme të mira për Argjentinën", ka pohuar Maradona. Mesi deri më tash ka bartur fanellën me numrin 18, kurse fanella me numrin 10 ishte në pronësi të mesfushorit të Boka Juniorsit, Huan Roman Rikelme. Pasi që Rikelme pati mosmarrëveshje me Maradonën dhe e braktisi kombëtaren, Mesi ishte zgjedhja logjike për ta bartur këtë numër. "Fanella me numrin 10 më bën të ndihem i lumtur dhe krenar. Dy fanellat që i kam bartur në ndeshjen ndaj Venezuelës do t'ia dhuroj nënës dhe vëllait tim", ka thënë Mesi.

No comments:

Post a Comment