26 March 2009

Agjenti i Ibrahimovic: Kush nuk e dëshiron Barcelonën?


Agjenti i Zlatan Ibrahimovic thotë se sulmuesi i Interit do të analizojë mundësinë për të luajtur në Barcelona nëse në drejtim të tij vjen një ofertë nga klubi spanjoll.
“Cili lojtar nuk e dëshiron Barcelonën? Barça gjithmonë ka qenë një klub i mrekullueshëm, klub i cili është më shumë se një institucion”, ka thënë Mino Raiola.
“Sot ata luajnë një futboll shumë spektakolar, kanë një grup të gjerë fansash dhe është një qytet fantastik. Është e qartë se lojtarët e mëdhenj e duan Barcelonën”, ka shtuar agjenti i Ibrës.

No comments:

Post a Comment