30 March 2009

Mesi : Nuk ndjej përgjegjësi më të madhe për shkak të numrit 10

MESSI

Ylli i Barcelonës deklaroi se është shumë i lumtur që Maradona vendosi që ai të mbajë numrin 10,por nuk do ti pengonte edhe nëse dikush tjetër mban fanelën me numrin 10.Pas largimit të Rikelmes nga kombëtarja argjentinase ,Maradona vendosi që fanelën me numrin 10 ta mbajë Lionel Mesi.Mesi është ndjer shumë i lumtur dhe ka deklaruar se fanelën do ia dhuroj familjes së tij.
”E kuptoj rëndësinë e numrit 10,e njejta ndodhi edhe tek Barça kur u largua Ronaldinjo dhe trajneri vendosi që un të mbaj numrin 10.Për mua nuk ka ndonjë pergjegjësi më të madhe që të mbajë këtë numër.Kur Diego(Maradona) më lajmëroi se un do ta mbaj numrin 10, un i thashë se nuk ka asnjë problem që ta mbajë 10-shen në shpinë.Por un do ndjehesha i lumtur edhe nëse ndonjë tjetër e mban këtë numër.Kryesore është që un sa më shpesh të jem me kombëtaren ”,përfundoi ylli i Barcelonës dhe kombëtares argjentinase Lionel Mesi.

No comments:

Post a Comment