26 March 2009

Arshavin kërkon nga Arsenali të fokusohet në top katërshen

Sulmuesi rus Andrey Arshavin thotë se Arsenali duhet më shumë të shqetësohet për të përfunduar në mesin e top katër ekipeve këtë sezon, se sa të ëndërrojë për të fituar ligën.
“Nëse i fitojmë tetë ndeshjet e radhës ne ende kemi shanse të fitojmë Premierligën. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë, por vetëm koha do të tregojë se sa reale kjo është për ne. Liverpooli ka luajtur një futboll fantastik së fundi, por është sërish Manchester United favoriti për të fituar titullin”, ka thënë rusi.
“I vetmi klub që mund ta pengojë këtë mendoj se është Chelsea. Lufta për të mbetur në top katërsh mendoj se është më e rëndësishme për ne. Aston Villa ka pasur një periudhë jo të mirë, por ky ekip ka luajtur me të gjithë liderët me të cilët Arsenali tash do të duhet të përballet”, ka shtuar Arshavin.

No comments:

Post a Comment