27 March 2009

Benzema te Reali?!

Sipas informative të fundit, si duket sulmuesi më i kërkuar në tregun futbollistik, Karim Benzema, ëndrrën e tij fëmijërore do ta kthejë në realitet dhe do të bëhet pjesë e skuadrës së Real Madridit.
Sulmuesi i Lyonit, shumë herë më parë ka deklaruar se ëndrra e tij e kahmotshme është të veshë fanelën e mbretërve. Kandidati kryesor për të ardhur në krye të Realit të Madridit, Florentino Perez ka pasë një takim të fshehur me futbollsitin dhe agjentin e tij ku kanë arritur marveshje paraprake sipas të cilës, futbollisti francez në skuadrën mbretërore do të kalojë në vitin 2010, pas mbarimit të Kampionatit botëror në Afrikën e Jugut. Perez, I njohur si njëri ndër biznesmenët më të pasur në Spanjë, francezit I ka ofruar kontratë 5 vjeçare ku do të ketë rrogë vjetore rreth 7 milion euro. Sipas informative, Reali I Madridit, për kartonin e Karim Benzemas, Lyonit duhet ti paguaj një sumë prej 40 deri 50 milion euro.

No comments:

Post a Comment