26 March 2009

Benitez kërkon mbrojtësin e Valencias, Albiol

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke përgatitur ofertë të vlefshme 10 milionë funte për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Valencias, Raul Albiol.
Daily Mail shkruan se ish-menaxheri i Valencias do të ketë rreth 30 milionë funte në disponim për të nënshkruar gjatë afatit kalimtar të verës dhe në listë përveç Albiol, 23-vjeçar, përfshihen edhe mesfushori i Aston Villas, Gareth Barry, dhe anësori i Tottenhamit, Aaron Lennon.
"Albiol vlerësohet se kushton afro 18 milionë funte, por Benitez beson se ai do të mund ta marrë lojtarin për gjysmën e shumës që kërkon klubi i tij.
“Nëse do të largohem nga Valencia, kjo do të jetë për një klub të madh. Premierliga do të ishte perfekt”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.
"E, cili klub do të ishte më i mirë për një spanjoll përveç Liverpoolit?!

No comments:

Post a Comment