26 March 2009

Krujif: “Barcelona ka rivale vetveten”


Ish-futbollisti dhe ish-tekniku i Barcelones, holandezi Johan Krujif mendon se skuadra katalanase mund te synoje gjithcka ne kete sezon… Krujif ka pohuar se Barcelona eshte nje nga favoritet per te fituar ne ligen e kampioneve dhe ne qofte se arrin ne gjysmefinalet e ketij kopmeticioni “permes rruges qe po luan mund te jete kampionia e re e Evropes”. Natyrisht rruga permes te ciles po luan skuadra katalanase e ben ate favorite dhe per te fituar ne ligen e pare spanjole, si dhe finalen e kupes se Spanjes.
"Holandezi Krujif, e di se sfida me skuadrat angleze do te jete e ashper, por “Barcelona ka kualitetin per ta fituar dhe kete sfide”. “Ne turet finale mund te fitosh ose mund te mundesh, por ne kete moment te gjithe po veshtrojne drejt Barcelones, si shpresa e vetme per te thyer rrethimin anglez. Te fituarit e trofeve eshte shume i rendesishem, por Barcelona ne kete pike te sezonit ka si kundershtare vetven”, nenvizoi Krujif. Per holandezin magjik, forca e Barcelones ne kete moment eshte thellesia grupit te futbollisteve, nderkohe qe ai i gezohet krahasimit se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola tani eshte e ngjashme me skuadren ender rte tij ne vitet ’90.
“Tifozet po e ndjekin me kenaqesi Barcelonen dhe kjo eshte e rendesishme. Dhe kur dalin nga stadiumi dallon buzeqeshjen ne fytyra e tyre. Prej tete muajsh poi gezohem futbollit terheqes qe po afron Barcelona dhe ajo qe po ben eshte aje qe ka vlere dhe sherben: sulmon dhe shenon shume gola”. Duke perfunduar Krujif tha: “Kur une synova qe te kerkoja te luhej futboll nga cdo individ ne skuader, perpara kisha konceptin e konservuar: futbolli kerkonte futbolliste te forte fizikisht me lartesi mbi 1.80 metra. Por u provua se futbolli eshte teknik, shpejtesi, nje vendosje me e mire ne fushe. Pa harruar se percakton te levizurit me shpejte se sa kundershtari”. Kete filozofi loje te Barcelones, tashme ka peqafuar dhe skuadra kombetare e Spanjes…

No comments:

Post a Comment