28 March 2009

Messi kërkon kujdes


Lionel Messi ka paralajmëruar Barcelonën të ketë kujdes në fazën përfundimtare të sezonit që premton shumë tituj. Por ai beson se ekipi aktual i gjigantit katalan do të përfundojë sezonin me sukses. Ylli argjentinas insiston se ekipi duhet të mendojë vetëm për paraqitjet e tyre dhe nuk duhet të kthejnë kokën prapa.
Barcelona është në rrugë të mirë për të fituar tituj në fund të sezonit, por Lionel Messi ka paralajmëruar ekipin të ketë kujdes nga rreziku që shfaqin rivalët e tyre. Ylli argjentinas ka nxitur bashkëlojtarët që edhe pas pushimit ndërkombëtar të kësaj jave të e tij të vazhdojnë me ritmin e deritashëm të paraqitjeve në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
"Gjiganti katalan është në garë për të fituar ligën dhe Copa del Rey, derisa kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. I kthyer në Buenos Aires me bashkëkombësit e tij, Messi ka theksuar se Barcelona duhet të vazhdojë të jetë e përqendruar në detyrat e ardhshme.

“Futbollin e marr shumë seriozisht dhe me vendosmëri të madhe. Por, edhe kënaqem duke luajtur, e sidomos në ndeshje sikur ajo e javës së kaluar kundër Malagës”, deklaroi ai gjatë një interviste për të përditshmen sportive spanjolle, Sport. “Është diçka e bukur të gëzoni tifozët që ju përkrahin gjithmonë. Kur shihni fëmijët duke kënduar në tribuna dhe duke bërë thirrje për gola, është pamje e cila mbetet me ju përgjithmonë”, shtoi ai.

Derisa Barcelona u kthye në formë pas një periudhe të shkurtër negative dhe me afrimin e përfundimit të sezonit në La Liga. Messi ka pranuar se ekipi tashmë ka filluar të ndihet optimist rreth suksesit, por paralajmëroi bashkëlojtarët të mos ndalen me kaq.

“Ne jemi shumë optimistë se mund t’u afrohemi edhe më tepër synimeve tona. Nuk mendojnë për atë se çka bëjnë të tjerët, por vetëm për atë që bëjmë ne. Me rëndësi është të mos humbim përqendrimin, sepse ende nuk kemi fituar asgjë dhe ka edhe shumë deri në fund. Por, kemi arsye për të ëndërruar”, u shpreh ai.

Messi kaloi një pjesë të seancës stërvitore të së enjtes, duke bërë shaka së bashku me mbrojtësin e Bayern Munichut, Martin Demichelis, por nuk do të ketë miqësi mes tyre pas dy javësh, kur do të jenë kundërshtarë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Bayern ka ekip të mirë, por në Ligën e Kampionëve nuk ka kundërshtar të lehtë. Duhet të arrijmë rezultat të mirë në shtëpi në ndeshjen e parë dhe kam besim te ky ekip”, përfundoi ai.

No comments:

Post a Comment