29 March 2009

Kuqi shënon në fitoren e Finlandës

Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar golin e dytë të fitoren 2-0 të Finlandës në udhëtim tek Uellsi, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010.
Uellsi dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por dështoi të krijojë shanse të pastra dhe u ndëshkua në fund të pjesës së parë kur Jonathan Johansson i dha avantazhin Finlandës (42’). Sulmuesi i Crystal Palace, Shefki Kuqi, i futur në lojë si zëvendësues një minutë para fundit të kohës së rregullt, vulosi fitoren në çastet e fundit të ndeshjes, me anë të një goditje fantastike mbi portierin Wayne Hennessey.Me tre pikët e reja Finlanda shkon në kuotën e shtatë pikëve nga katër ndeshjet, një më shumë se Uellsi. Në grupin 4 favorit për t’u kualifikuar është Gjermania që mban kreun me 10 pikë, si dhe Rusia që aktualisht ka gjashtë pikë.

No comments:

Post a Comment