27 March 2009

Alonso: Nuk kam kontaktuar me Perez

Javët e fundit spekulohet se mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso, është njëri nga lojtarët kryesorë në listën e kandidatit potencial për president të Real Madridit, Florentino Perez.
Mirëpo, Alonso ka deklaruar se ai nuk ka kontaktuar me askënd në lidhje me transferimin e mundshëm në Santiago Bernabeu.
“Nuk më pëlqen t’i komentoj spekulimet. Por dua të them se nuk kam pasur asnjë kontakt me Florentino Perezin”, u ka thënë spanjolli gazetarëve gjatë stërvitjes së të enjtes me përfaqësuesen e Spanjës.

No comments:

Post a Comment