Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se nuk do të provojë t’i shesë yjet e kategorisë së Arteta, Cahill ose Leskot.
Evertoni siguroi vend në finalen e Kupës FA dhe gjendet në top gjashtëshin e tabelës së Ligës Premier. Moyes pranon se disa klube interesohen për një pjesë të lojtarëve të tij, por i këshillon që mos ta harxhojnë kohën.
“Ka një interesim të caktuar për disa lojtarë, pasi garojmë në nivelin maksimal. Por nuk kemi dëshirë të shitemi, nuk është e nevojshme t’i shesim yjet, nuk dëshirojmë ta bëjmë këtë”, ka thënë Moyes.
“Shumë lojtarë do ta pranojnë se jo vetëm që janë të mirë në Everton, por edhe klubi është i mirë për ta. Duam ta përmirësojmë përbërjen dhe mund të ju siguroj se asnjë lojtar të cilin dëshirojmë ta mbajmë nuk do të largohet”, ka shtuar skocezi.
26 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment