29 April 2009

Chelsea " vret" kreativitetin e Barcelones

Barcelona ka barazuar ne ndeshjen gjysme finale kunder Chelsea 0-0.
Ndeshja filloi dhe mbaroi me dominimin e Barcelones. Mirepo ajo loje te cilen jemi mesuar ta shikojme nuk pati sukses, gjithe fajin per kete e pati, Chelsea, e cila kishte vendosur nje mbrojtje te herkurt, duke neutralizuar plotesisht , lojtarin me te mire te Barces, Leo Messi.
Mirepo, jo vetem qe Messi ishte i " humbur" ne teren, mirepo edhe Xavi i cili mbulohej strikt nga Essin, nuk arriti te dale ne lojen e tij.
Te vetmit lojtare qe munde te themi se ishin ne detyren e tyre ishin Toure dhe Pique, te cilet me forcen e tyre, arriten qe ti bejn balle lojtarve mjaft potent te Chelsea.
Nje lajm tjeter i keq per Barcen, eshte mungesa e sigurt e Puyol per shkak te kartonit te dyte te verdhe, si dhe mungese me se e sigurt e Maruquez per shkak te lendimit.
Mbetet qe vendin e Puyol te marre Caceres.
Dueli vendimtar do te vendoset ne Stamford Breage, ku pritet qe Chelsea do te hapet dhe nga kjo shpresojme te kemi me shume hapsire per Messi dhe lojtaret tjere te Barces.

No comments:

Post a Comment