30 April 2009

Messi : Më mirë të fitojmë Chelsea-n se sa Real Madrid-in

“ Preferoj që të fitojmë kundër Chelsea sepse në qoftë se do të humbin kundër Real Madrid edhe më tutje do të jemi përpara, ndërsa kundër Chelsea-s nuk duhet të bëjmë gabime”.

Messi hezitoi të jepte një parashikim për ndeshjen kundër Real Madrid, po përfundoi mendimin :

“ Nuk është i rëndësishëm rezultati 0-1 ose 0-2 është njëjtë. E rëndësishmja është fitorja, Shpresoj të shënoj një gol, por në qoftë se jo, nuk është e rëndësishme”

Lojtari i Barcës theksoi që Barcelona nuk e ka mendjen tek hakmarrja për atë që ndodhi në El Classioc-on e vitit të kaluar.

“ Nuk ka hakmarrje, jo. Është e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje sepse do të na ofroj më afër titullit. Ajo që ndodhi atëherë ndodhi, sepse ishin më të mirë se ne dhe ne i bëmë korridorin me respekt” tha Messi.

Ylli i Barcelonës e falemdëroi Fabio Capellon për fjalët e bukura që tha ai për të , në një intervistë për Marca ku tha :
“ MESSIN MUNDË TA NDALËSH VETËM MË PUSHKË GJAHU” .

Messi tha “ Për Capellon gjithmonë kam fjalë mirënjohje, gjithmonë ai bën mirë”
përfundoi Messi

No comments:

Post a Comment