27 April 2009

Mancini mund ta drejtojë Juven?

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, është në kërkim të një pune të re, ndërsa së fundmi është lidhur me postin e trajnerit të Bayern Munichut, që të hënën ka shkarkuar Juergen Klinsmannin, ndërkohë agjenti i tij Giorgio De Giorgis ka bërë të ditur se ai do të konsiderojë çdo propozim që do t’i ofrohet duke përmendur edhe Juventusin.
Edhe pse drejtuesit e skuadrës bardhezi kanë konfirmuar qëndrimin e trajnerit aktual Claudio Ranieri, paraqitjet e dobëta të Zonjës së Vjetër e kanë bërë të pasigurt stolin e tij.

“Roberto duhet ta drejtojë ndonjë skuadër. Ai do t’i përgjigjet kujtdo që e kërkon. Prandaj, nëse Juventusi bën një ofertë, ai do të mendojë për të”, ka thënë agjenti i Mancinit.

No comments:

Post a Comment