27 April 2009

Bayerni shkarkon trajnerin Jurgen Klinsmann

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, e ka shkarkuar trajnerin e ekipit Jurgen Klinsman si dhe dy ndihmësit e tij, duke caktuar si trajner të ri Jupp Heynckes.
Klinsmann u gjend nën presion të madh pas një serie të rezultateve të dobëta, që kulmoi me humbjen ndaj Schaleks në fushë vendore gjatë vikendit.

“Duke u bazuar në rezultatet e periudhës së fundit, bordi është i shqetësuar se klubi nuk do t’i arrijë qëllimet minimale për këtë sezon, andaj ka marrë këtë vendim”, thuhet në deklaratën e krerëve të klubit bavarez.

“Bordi dëshiron ta falënderoj Jurgen Klinsmann dhe ndihmësit e tij (Martin Vasquez dhe Nick Theslof) për punën e bërë në klub dhe i dëshirojnë çdo të mirë në të ardhmen. Bordi i Bayernit e ka caktuar Jupp Heynckes, si trajner të parë dhe Hermann Gerland si asistent të tij, të cilët do ta drejtojnë ekipin deri në fund të sezonit”, thuhet më tej në deklaratë.

No comments:

Post a Comment