29 April 2009

Casillas: Shpresoj që Chelsea ta lodhë Barcën

Iker Casillas, Foto:
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, mendon se ndeshjet e njëpasnjëshme të Barcelonës gjatë kësaj jave do të kenë ndikim në lojën e Blaugranëve, dhe shpreson që Chelsea do të jetë një kundërshtar i vështirë i katalunasve në takimin e të martës mbrëma në Camp Nou.

Real Madridi dhe Barcelona takohen të shtunën në Santiago Bernabeu për ta zhvilluar derbin e madh ‘el Clasico’, ndërsa portieri i Los Blancos shpreson që kataluanist të udhëtojnë të lodhur në Madrid.

“Personalisht mendoj që ndeshjet e shpeshta do t’i lodhin ata (lojtarët e Barcelonës). Edhe pse ata kanë qenë në një situatë të ngjashme edhe në ndeshjen e parë (në Camp Nou) dhe fituan”.

“Nuk them se dëshiroj që Chelsea të fitojë, por dëshiroj që lojtarët e Barcelonës të ndjehen të lodhur”.

“Barcelona luan futboll ‘therës’, por edhe ne kemi qenë mjaft efikas me rezultatet tona. Ne jemi të vetmit të cilët u bëjmë konkurrencë atyre në La Liga. Prandaj shpresoj që tifozët të kënaqen të shtunën dhe të gjithë madrilenët të jenë të lumtur pas ndeshjes. Do të jetë ‘el Clasico’ më i mirë të gjitha kohërave”, ka përfunduar ‘i shenjti’ Iker.

No comments:

Post a Comment