30 April 2009

Raul i përgjigjet Messit

Pas deklaratës së Lionel Messit ka ardhur edhe kundër përgjegjja nga simboli i klubit mbretëror. Legjenda e Real Madridit Raul Gonzalez ka folur për 'El Clasico' duke thënë se ekipi i tij është favorit për të fituar në Santiago Bernabeu. Kapiteni i Los Merengues deklaroi: " Luajmë në stadiumin tonë dhe kemi një përparsi të madhe, kjo na bën që ne të jemi favoritë. E dimë se ata[Barcelona] po luajnë për mrekulli por ne kemi për të dhënë me të mirën vetëm e vetëm që të fitojmë. Nëse fitojmë gjasat për titull do të jenë të mëdha". Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelona luhet të shtunën.

No comments:

Post a Comment