27 April 2009

Marseille forcon kreun

Ekipi i mesfushorit kosovar Lorik Cana, Olimpique Marseille, ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në derbin francez përballë Lille, duke forcuar kështu kreun e tabelës së Ligue 1.
Pas një pjese të parë pa gola, mysafirët nga Marseille e panë veten në disavantazh në minutën e katër të pjesës së dytë, pas një goli të shënuar nga mesfushori belg Eden Hazart për ekipin e Lille.

Por dy gola të shpejtë sollën tre pikë për liderin e ligës franceze. Së pari mesfushori Benoît Cheyrou barazoi në minutën e 54-të. Ndërsa tre minuta më pas sulmuesi Mamadou Niang shënoi golin e epërsisë për marsejezët.

Kapiteni Lorik Cana nuk u aktivizua në këtë ndeshje, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar, por do të rikthehet në ndeshjen e radhës.

Marseille tash kryeson me 67 pikë, pesë më shumë se ndjekësi Bordeaux, që megjithatë ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kampioni në fuqi i Francës, Lyoni, pas barazimit të së premtes përballë PSG, ngec gjashtë pikë prapa Marseille.

No comments:

Post a Comment