28 April 2009

Casilas: E pamundur që Barça të mposhtet 3:0

Portieri i Realit të Madridit, Iker Kasilas, ka përsëritur fjalët e ish-trajnerit të kësaj skuadre, Bernd Shuster, i cili pikërisht për një deklaratë të tillë u largua nga klubi i Real Madridit...
Kasilas ka thënë se do të jetë e pamundur të mposhtet Barcelona me tre gola diferencë dhe në këtë mënyrë të kompensohet humbja e stinorit pranveror 2:0. Në rast të pikëve të barabarta në fund të edicionit, titulli i kampionit do të vendoset pikërisht nga bilanci i ndërsjellë. "Deri më tash kemi bërë disa gjëra të pabesueshme, por ajo nuk do të ketë kurrfarë kuptimi nëse nuk vazhdojmë serinë e fitoreve. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse deri më tash nuk kemi bërë asgjë, kurse as tifozët nuk guxojnë të jenë të magjepsur, ngase humbja eventuale në duelin e së shtunës do të thoshte fund i shpresave tona për titullin e kampionit", ka thënë Kasilas, duke shtuar: "Të fitosh ndaj Barcelonës 3:0 është e pamundur, apo që të jem më i qartë, është shumë vështirë. Por, edhe nëse i mposhtim me atë rezultat edhe më tej do të kemi një pikë më pak se ata".

No comments:

Post a Comment