28 April 2009

Toure: Arsenali nuk ka frikë nga askush

Mbrojtësi i Arsenalit, Kolo Toure, thotë se klubi nuk duhet t’ia ketë frikën askujt, e as kundërshtarit të radhës në Ligën e kampionëve, Manchester United.
Forma e topçinjve në pjesën e dytë të sezonit ka qenë e shkëlqyeshme dhe iu ka dhënë atyre vetëbesim për dy ndeshjet gjysmëfinale përballë Manchesterit.

“Për mua, unë nuk kam frikë nga asnjë ekip. E di se çfarë duhet të bëj kur luaj. Ka më shumë presion në United pasi ai është ekipi që duhet të mposhtet”, ka thënë Toure.

“United është ekipi që fitoi sezonin e kaluar, por ne do të japim më të mirën që mundemi nga vetja, do të luajmë të lirë dhe do ta pasojmë topin. E dimë se kur luajmë kundër tyre, ata gjenden në vështirësi”, ka shtuar mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë.

No comments:

Post a Comment