28 April 2009

Xavi: La Liga më e mirë se Premier League

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se liga spanjolle është më e mirë se liga angleze në futboll.

“Nuk ka shumë dallim mes dy ligave, por mendoj se liga jonë është më e fuqishme, është më e mirë teknikisht dhe ka më shumë aspekte taktike”, ka thënë mesfushori i Barcelonës.

“Ndoshta Liga Premier fiton në aspektet e intensitetit dhe ritmit. Dhe është e vërtet se janë tre ekipe angleze në gjysmëfinale, por ne nuk jemi këtu rastësisht”, ka shtuar spanjolli.

No comments:

Post a Comment