27 April 2009

Sheva në Londër për të vendosur të ardhmen e tij

Sulmuesi i Chelseat i huazuar te Milani, Andriy Shevchenko, është kthyer në Londër për të diskutuar për të ardhmen e tij, njofton "Tuttomercatoweb".
Fituesi i Topit të Artë (2004) u largua nga Milani në vitin 2006 për një shumë prej 33 milionë eurosh në drejtim të Bluve, duke dështuar plotësisht te skuadra angleze.

Këtë sezon ai siguroi një rikthim te Rossonerët, ndërsa pritej që ai ta rikthente formën e dikurshme, por kjo nuk ndodhi, dhe sipas të gjitha gjasave, përkundër dëshirës së tij që të mbetet në San Siro, Milani nuk do ta mbajë atë, me ç’rast pritet rikthimi i tij te Blutë të cilët do ta transferojnë në ndonjë skuadër tjetër.

Mediat spekulojnë se Sheva kërkon të luajë në një skuadër mesatare për të siguruar minutazh më të gjatë loje, ndërsa ekziston mundësia që ai të kthehet te skuadra ku e filloi karrierën, ajo e Dynamo Kyiv.

No comments:

Post a Comment