28 April 2009

Henry : Nëse zotërojmë lojën, mundë të shkatërrojmë çdo rival

“ Për ne nuk është problem se publiku na konsideron si favorit dhe e pranojmë se do të jetë një luftë e vështirë për të arritur në Romë” ka thënë reprezentuesi Francez.

Henry gjithashtu e ka definuar trajnerin Holandez të “bluve” dhe ka folur për çelësin e lojës të Barcës:

“ Trajneri i Chelsea , Guus Hiddink është një teknik i madh dhe mu për këtë do të jetë shumë vështirë. Por nëse do të kemi në pjesën më të madhe posedimin e topit, jemi të aftë të shkatërrojmë çdo kundërshtarë”

“ Unë e kam mundur Chelsea-n si lojtarë i Arsenal dhe tash dëshirojë të bëjë këtë me Barcelonën sepse ëndërroj të fitoj Champion League , kam një mundësi të madhe dhe nuk dua që ta humbas” përfundoi “14” e Barcelonës.

No comments:

Post a Comment