27 April 2009

Deco dhe Carvalho mungojnë kundër Barcelonës

Ricardo Carvalho, Foto: Sky Sports
Njoftohet se Blutë do të udhëtojnë në Spanjë në mungesë të qendërmbrojtësit Ricardo Carvalho dhe ish-mesfushorit të Barcelonës, Deco.
Të martën mbrëma në Camp Nou zhvillohet takimi i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Chelseat, ndërsa për shkak të lëndimeve, skuadra nga Liga Premier nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Carvalhos dhe Decos, ndërsa mungesave iu shtohet edhe i suspenduari Ashley Cole.

Skuadra e plotë e Chesleat e cila do të udhëtojë në Barcelonë:

Cech, Hilario, Belletti, Alex, Ivanovic, Bosingwa, Mancienne, Terry, Lampard, Ballack, Obi, Kalou, Essien, Malouda, Di Santo, Anelka, Stoch, Drogba, Quaresma

No comments:

Post a Comment