27 April 2009

Tifozët kërkojnë largimin e Seccos

Performanca e dobët e skuadrës së Juventusit ka irrituar tejmase tifozët bardhezi, të cilët nuk dëshirojnë vetëm largimin e trajnerit Claudio Ranieri, por edhe të drejtorit sportiv Alessio Secco.
Zonja e Vjetër do ta mbyllë edhe një sezon pa trofe, pasi që është eliminuar nga Liga e Kampionëve, nga Kupa e Italisë dhe është krejtësisht jashtë mundësive për ta fituar Scudetton, ndërkohë që tashmë e ka humbur edhe pozitën e dytë në tabelë duke fituar vetëm tre pikë nga katër ndeshjet e fundit kampionale.

Pas deklaratës së Ranierit se te Juventusi ekziston një projekt pesëvjeçar për të ardhur deri te trofetë, tifozët Bianconerë kanë shtuar edhe më shumë presionin, dhe përveç trajnerit kërkojnë edhe largimin e Alessio Seccos, i cili pas largimit të Luciano Moggit ka transferuar disa lojtarë të dështuar, si Jean-Alain Boumsong, Sergio Almiron, Tiago Mendes dhe Christian Poulsen.

Postuar: 22:23

No comments:

Post a Comment