28 April 2009

Interi ndjek dyshen e Sevillas, Romaric dhe Escude

Kampioni i Serie A, Interi, raportohet se është duke përcjellë dyshen e Sevillas, Julien Escude dhe Koffi Ndri Romaric.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron të gjejë një mbulim për Cristian Chivu dhe i është propozuar Escude nga drejtori sportiv Marco Branca.

Branca ishte në Spanjë javën e kaluar, për të përcjellë Romaric, por erdhi nga atje duke qenë edhe më i impresiuar me francezin Escude dhe që atë herë i ka thënë Mourinhos të marrë seriozisht në konsideratë mbrojtësin e majtë për afatin kalimtar të verës.

No comments:

Post a Comment