27 April 2009

Atletico ruan shpresat për vendin e katërt

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në Vicente Calderon ndaj Sporting Gijon, duke marrë vendin e gjashtë të tabelës së La Ligës.
Vendasit shënuan dy herë në pjesë të parë me anë të Diego Forlan (27’) dhe Simao (41’) për të shkuar të qetë në pauzën mes pjesëve.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë të paparashikueshme, me dy gola të shënuar për më pak se dy minuta. Sapo filloi ndeshja, sulmuesi argjentinas Sergio Aguero shënoi për të trefishuar epërsinë (46’), ndërsa një minutë më pas vendasit ngushtuan me anë të Bilic (47’).

Tre minuta para fundit të ndeshjes, Atletico mbeti me dhjetë lojtar pas përjashtimit të Simao për shkak të dy kartonëve të verdhë brenda një minute, por kjo nuk i ndihmoi mysafirët të nxjerrin ndonjë rezultat më pozitiv.

Pikët e fituara e ngrejë Atleticon në pozitën e gjashtë me 52 pikë, katër më pak se vendi i katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve e që mbahet nga Valencia.

No comments:

Post a Comment