27 April 2009

Iniesta: Barcelona është më e fuqishme se Chelsea


Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta. Foto: Football Wallpaper
Andres Iniesta thotë se Barcelona është ekip më i fuqishëm se Chelsea dhe thotë se faktori Camp Nou mund të tregohet si vendimtar për dy ndeshjet me blutë.
Barcelona, e cila për momentin llogaritet si ekipi më i mirë në Evropë, nesër do të presë në fushë të vet ekipin e Chelseat, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Është e vërtetë se Chelsea është më i mirë nën drejtimin e Guus Hiddink. Por sa i takon shqetësimeve tona, nëse arrijmë ta luajmë lojën tonë, atë që e kemi luajtur gjithë sezonin, atëherë jemi favorit të qartë për të dyja ndeshjet”, ka thënë Iniesta.

“Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve kurrë nuk është e lehtë, pa dallim se kush është kundërshtari. Edhe më vështirë është nëse luani kundër një ekipi nga Anglia. Barcelona dhe Chelsea njihen mirë, që do ta bëjë ndeshjen edhe më të vështirë, por mendoj se ndeshja në Nou Camp do të jetë vendimtare”, shton spanjolli.

No comments:

Post a Comment